HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY

NË UNIVERSITETIN TEKNIK TË RIGËS, NË LETONI.

R STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË DYTË  STUDIMEVE (BACHELOR DHE MASTER).

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit të Rigës në Letoni dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2014-2023, hapet thirrja për aplikime të studentëve, në nivelin bachelor dhe master në fakultetet si më poshtë vijon:

•  2 mobilitete për studentë për vitin akademik 2021-2022:

– Fakulteti i Biznesit;

– Fakulteti i Teknologji-Informacioni; (Fusha: Shkenca-Kompjuterike; Teknologji-Informacioni);

-Fakulteti i Edukimit; (Fusha: Gjuhe të Huaja).

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës, Universitetin  Riga, Letoni.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–          Performancë të mire akademike dhe të kenë përfunduar 1 vit studime pranë UAMD;

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

–          Vërtetim studenti;

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          Fotografi pasaporte, ne formatin JPEG, dërguar elektronikisht.

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro/muaj, dhe 275 Euro për transportin.

Afati i aplikimit është deri më datë 31 Mars 2021.Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën [email protected] duke kopjuar (cc) [email protected]  ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.