My Post

Njoftim – Ftesë për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, për të marrë pjesë në Ditën e Hapur virtuale, organizuar nga Universiteti i Torinos, Itali.

Content Protection by DMCA.com

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit të Torinos, (Università di Torino) Itali, ftohen studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës të marrin pjesë në Ditën e Hapur për studentë ndërkombëtarë, organizuar nga Universiteti i Torinos, ditën e enjte, datë 8 prill 2021.

Në këtë takim online studentët do të informohen mbi programet akademike të Universitetit të Torinos. Pedagogë dhe staf nga ky universitet, do të jenë të gatshëm t’u përgjigjen pyetjeve të studentëve tanë.

Pjesëmarrja në Ditën e Hapur të Universitetit të Torinos është një mundësi e mirë për t’u njohur me Universitetin e Torinos, me programet akademike, si dhe ofertat që ky universitet ofron, në kuadër të Erasmus.

Eventi do të jetë në anglisht.

Për të marrë pjesë në Ditën e Hapur të Universitetit të Torinos, klikoni për t’u regjistruar në: Online Open Day – Study in English at UniTo

Shkruaj një koment...