Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Sllovakinë në fushën e arsimit, Qeveria e Sllovakisë ofron 2 (dy) bursa studimi universitare në nivelin bachelor dhe master për shtetas shqiptarë, të cilët dëshirojnë të studiojnë në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Republikës së Sllovakisë për vitin akademik 2021-2022 sipas fushave të studimit të mëposhtme:

· Trajnimi i mësuesve dhe shkencat e edukimit;

· Ekonomi dhe menaxhim;

· Ekologji dhe Shkenca mjedisore;

· Bioteknologji;

· Bujqësi dhe stilizim i peizazhit bujqësor;

· Shkenca të drurit dhe Teknologji;

· Pylltari;

· Arkitekturë dhe Urbanistikë;

· Inxhinieri mekanike;

· Inxhinieri civile;

· Kibernetikë;

· Inxhinieri elektrike dhe elektronike;

· Inxhinieri kimike dhe teknologji;

· Inxhinieri ushqimore;

· Transport;

· Nxjerrja dhe përpunimi i burimeve natyrore;

· Mjekësi e përgjithshme;

· Shëndet publik.

Të interesuarit për bursë duhet të regjistrohen në faqen web të www.vladnestipendia.sk/en/ prej datës 26 Mars 2021 deri në datën 30 Maj 2021, si dhe duhet të dërgojnë me postë deri më datë 15 Maj 2021 pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, kopje të noterizuara të dokumenteve të ngarkuara në aplikimin online.

Kushtet për përfitimin e bursës, përshkrimin e detajuar të programeve studimore, si dhe informacione të tjera gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Sllovakisë:

www.minedu.sk/scholarships-of-the-government-of-the-slovak-republic/https://www.vladnestipendia.sk/en/

DREJTORIA E INTEGRIMIT, KOORDINIMIT, MARRËVESHJEVE DHE ASISTENCËS