Si funksionon tregu i naftes ne Shqiperi?

Produkti vjen nga eksporti me anije dhe magazinohet ne magazina doganore ne terminale hidrokarbure ne Porto Romano,Vlore,Shengjin.
Kur vjen anija ka nje furnitor te huaj ku si garant per mallin eshte nje banke nderkombetare dhe malli nuk zhdoganohet sapo shkarkohet nga anija por rri i magazinuar neper magazinat doganore te lira. Anijet zakonisht vijne me 30,000 ton, ne varesi te densitetit dalin rreth 36,000,000 litra.


Ky mall vjen me nje fature,me nje certifikate cilesie dhe origjine.
Ne kete fature qe vlen vetem sa per deklarimin doganor vendoset nje cmim i barabarte me cmimin e burses te asaj dite qe po ngarkohet anija.
Psh 30,000 × 1000 $/ton = 30,000,000 $ vlera e mallit.

Shkarkoi anija 30,000 ton u mbyllen procedurat doganore, malli neper depozitat e kompanive Shqiptare ne magazinat e lira eshte free tax ne emer te furnitorit te huaj.

Tani fillon blerja nga Kompanite Shqiptare. Ne baze te cmimit ditor te burses vendoset cmimi dhe ne baze te sasise se kerkuar te tregut te brendshem apo eksporteve vendoset sasia per tu bllokuar ose per tu blere.
Nqs nje kompani Shqiptare furnizon pikat e saj me nje produkt te blere ne burse ne Janar kur ka qene 800$ / ton cmimi lek/liter bashke me taksat del 170 lek/liter.
Del nga shumica me 170 lek/liter + 20 lek/liter qe mbajne kompanite Shqiptare fitim ne tabele duhej te ishte 190 lek/liter. Ka dhe kompani qe e ulin ose ngrejne me 5 lek marzhin e fitimit. Leviz nga 185 ne 195 lek/liter.

Kosova jote e dashur ne keto kohe krize i ka detyruar kompanite duke i vendosur nje cmim fiks per marzhin e fitimit ne 8%.

Nqs ka nje hetim serioz te gjitha kompanite dalin me shkelje. Sepse nqs sot ti furnizon nje pike me nje fature blerje nga furnitori me cmim burse te janarit psh 800$/ ton ate sasi qe furnizon ate pike karburanti duhet ta shesesh me 190 lek/liter.

E kuptoni cfare eshte bere dhe sa hapur abuzohet ne vendin tone te Shqiponjave.
Paramendo qe tregu gjate gjithe kesaj kohe mund te jete furnizuar me fatura te janarit dhe Shkurtit dhe ne tabele eshte shitur me 240,250 apo 260 lek/liter.

Asnje pike karburanti nuk furnizohet brenda dites me naften e zhdoganuar me çmim tregu. Ka pika qe duan 1 autobot ne 2 jave apo 1 ne muaj, ka dhe pika qe furnizohen 1 ose 2 here ne jave,varet nga pozicioni ku jane vendosur. Por asnjehere me shpesh se 1 here ne 3 dite apo me keq disa here brenda dites???!

Thjesht i referohen cmimit te burses per te na e futur sa krahu.

p.s. E njejta gje ndodh edhe me cmimet e produkteve ushqimore. Tregu ushqimor,hidrokarbureve,minerar kane cmime dhe marzhe fitimi tavan dhe dysheme.

Autori: anonim

@lolita.albania