Për të gjithë maturantët aplikantë për pjesëmarrje në testimin e informatizuar në kuadër të
pranimit në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme”, në Universitetin e Mjekësisë,
Tiranë”, ju bëjmë me dije se aplikimi do të kryhet online gjatë periudhës 06 – 10 Gusht 2026
nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.
Faturën për arkëtim për kryerjen e pagesës mund ta shkarkoni në faqen zyrtare të QSHA
www.qsha.gov.al, në linkun:
https://qsha.gov.al/ wp-content/uploads/2025/11/Fatura_provime.pdf
Maturantët do të njoftohen në çdo fazë të aplikimit nëpërmjet postës elektronike si dhe portalit
qeveritar e-Albania në rubrikën Hapësira ime – Mesazhet e mia dhe me anë të kodit unik të
gjurmimit do të mund të gjurmojnë në çdo kohë statusin e aplikimit.
Testimi i informatizuar do të zhvillohet pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), me
adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH).
Ditën e zhvillimit të testimit të informatizuar, maturantët duhet të kenë parasysh:
– të jenë të pajisur me dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë);
– të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të testimit;
– ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve apo mjeteve të tjera të komunikimit gjatë
zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter mos kualifikimi;
– ndalohet komunikimi me kandidatët e tjerë gjatë zhvillimit të testimit deri në marrjen e
deklaratës së rezultatit;
– ndalohet lëvizja përtej vendit të përcaktuar për zhvillimin e testimit;
– firmos deklaratën e rezultatit të marrë.
Kalendari i organizimit të testimit dhe orari i pjesëmarrjes në testim për çdo maturant, do të
publikohennë vijim në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore
http://www.qsha.gov.al/
Orari i pjesëmarrjes në testim do të jetë i përcaktuar dhe nuk do të mund të ketë ndryshime.
Kandidati ka të drejtë të ankimojë rezultatin, duke paraqitur ankesën me shkrim, pranë Qendrës
së Shërbimeve Arsimore brenda 1 (një) dite nga shpallja e rezultatit të testimit të informatizuar.
Ju urojmë Suksese!________________________________________






