Të dashur aplikantë maturantë,

Pasi të keni përzgjedhur programet e studimit të FAU-t si një nga 10-të programet në portalin U-Albania, hapi tjetër që duhet të ndiqni me shumë kujdes është Aplikim për Provimin e Pranimit në Universitet.

Aplikimet për të marrë pjesë në Konkursin/Testin/Provimin e pranimit do të kryhen Online nëpërmjet portalit e-Albania, në periudhën 27-31 Korrik, ora 00:00 – 00:00.

Mënyrë se si të aplikoni e gjeni në dokumentin bashkëlidhur.

Shënim

Kanë të drejtë të regjistrohen për në testin e pranimit vetëm kandidatët të cilët kanë përzgjedhur programet e studimit të FAU-t si një nga 10-të programet në portalin U-Albania dhe kanë kryer paraprakisht aplikimin për të marrë pjesë në konkursin/testin e pranimit.
Në portalin e-Albania, kërko shërbimin Aplikim për Provimin e Pranimit në Universitet. Ky shërbim do të jetë aktiv vetëm për periudhën 27-31 Korrik.
Në këtë shërbim ju do të keni të mundur të kryeni aplikimin dhe të ngarkoni mandatin e pagesës. Konkursi/Testi/Provimi i pranimit është një i vetëm dhe ka vetëm një tarifë aplikimi për testin e pranimit.
Fakulteti do të shqyrtojë dhe pranojë aplikimet.
Kandidati do të njoftohet në e-Albania dhe me email.
Sekretaria mësimore në datat 27-31 Korrik dhe 11-15 Gusht do të jetë e hapur nga ora 08:00 -1 4:00. Për cdo paqartësi kontaktoni në adresën e email: [email protected]; [email protected];
Ju lutem ndiqni faqen tonë web https://fau.edu.al/ dhe rrjetet sociale për cdo njoftim të ri.
Shkarko Hapat e aplikimit