My Post

Maskat me detyrim: Nga e enjtja patrulla në çdo hapësirë publike! Kategoritë që nuk e kanë të detyrueshme mbajtjen e maskave!

Content Protection by DMCA.com

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, me anë të një konference për shtyp, ka bërë me dije se nga dita e enjte, të gjitha kapacitetet e Policisë së Shtetit, do të jenë në terren për zbatimin e urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, për mbajtjen e maskës në ambientet e hapura.
Policia e Shtetit do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj, në krah të strukturave të tjera, për të garantuar zbatimin e masave të caktuara nga autoritetet e Shëndetësisë.

Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës.
Kategoritë e personave që nuk mund të mbajnë maskën e detyrueshme:
Personat me astmë
Personat që vuajnë nga klaustrofobia,
Personat që janë me ankthi
Persona që vuajën nga alergjia
Por kushti është që këta individë duhet të marrin raport te mjeku i familjes

Shkruaj një koment...