Ambasada Amerikane ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me procedurat për aplikimin për lotarinë amerikane 2020.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut, ambasada këshillon që në aplikim të përfshini edhe emrin e bashkëshortit si dhe të fëmijëve nën moshën 21-vjeçare. Kjo gjë vlen dhe në rastin kur familjarët nuk do të udhëtojnë me ata që shpallen fitues.

Nëse po aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022, ju duhet përfshini bashkëshortin/en dhe të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç, edhe nëse ata nuk do të udhëtojnë me ju. Shihni udhëzimet e plota këtu: http://ow.ly/Afku50BFrr2” thuhet në njoftimin e ambasadës. Regjistrimet për programin e Lotarisë Amerikane 2020 do të jenë të hapura nga data 7 tetor 2020 deri më 10 nëntor