Matura Shtetërore

Në zbatim të Urdhërit të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, aplikimet për “Matura Shtetërore 2022” për formularin A1 për Maturantët 2022 dhe formularin A1Z për Kandidatët 2022, aplikimet mund të kryhen nga data 16 nëntor 2021 deri në 16 dhjetor 2021, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

“Matura Shtetërore” është një shërbim elektronik, i cili mundëson aplikimin e formularëve A1 dhe A1Z. Formularin A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor ndërsa formularin A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore. Hapi i parë është plotësimi i formularit A1/A1Z në të cilin ruhen të dhënat personale, si dhe të dhëna të tjera në lidhje me provimet. Formularët A1/A1Z plotësohen fillimisht online nëpërmjet portalit e-Albania dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti/kandidati. Pas plotësimit të formularit bëhet korrigjimi i pasaktësive, sipas një formulari të dërguar në shkollë nga QSHA-ja për këtë qëllim.Gjatë muajit qershor zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore, bazuar në udhëzimin përkatës të MASR. Maturantët që rezultojnë kalues në të gjitha provimet pajisen me diplomë të Maturës Shtetërore. Për pyetje apo paqartësi lidhur me shërbimin elektronik të “Maturës Shtetërore”, mund të kontaktoni në adresën e dedikuar të email-it [email protected] ose mund t’i drejtoheni faqes zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA): http://qsha.gov.al

Dokumentacioni i nevojshëm

Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Matura Shtetërore”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Zgjidhni llojin e formularit të aplikimit (maturantët duhet të zgjedhin A1, ndërsa kandidatët A1Z) dhe plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; – Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit; – Pasi përfundon me sukses aplikimin në portalin www.e-albania.al, maturanti/kandidati paraqitet pranë shkollës për të përfunduar dhe konfirmuar aplikimin. Lexoni fillimisht Rregulloren e Maturës Shtetërore dhe udhëzuesin përkatës për aplikimin: Udhëzues për plotësimin e formularit A1/A1Z – viti 2021 Miratimi i Kalendarit për Maturën Shtetërore dhe Maturën Shtetërore Profesionale 2021 Për maturantët/kandidatët të cilët nuk janë të pajisur me mjet identifikimi të Republikës së Shqipërisë bëhet i mundur aplikimi në Maturën Shtetërore duke e plotësuar formularin A1/A1Z në shkollën përkatëse nëpërmjet portalit matura.akp.gov.al . Aplikimi me formularin A1/A1Z bëhet në data të caktuara për secilën shkollë. Kalendari i aplikimit bëhet publik në çdo shkollë të mesme ose mund të gjendet në faqen e QSHA-së, http://qsha.gov.al

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Për aplikimin me A1/A1Z, përgjigjja merret pasi përfundon procesi me konfirmimin dhe printimin e formularit në shkollë.

Periudha e vlefshmërisë
Aplikimi me formularin A1/A1Z është i vlefshëm vetëm për Maturën Shtetërore të këtij viti shkollor, duke përfshirë edhe sesionin e dytë (vjeshtën).