Rektorati i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 5(pesë) vende të lira pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ (kliko këtu për format pdf) , si më poshtë vijon:
Drejtor i Drejtorisë së së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë;Përgjegjës i Sektorit të Marrëdhënieve me Studentët;Specialist në Sektorin e Marrëdhënieve me Studentët;Specialist në Sektorin e Sigurimit të Cilësisë;Specialist në Sektorin Juridik.
1. Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmës akademik me karakter administrativ me detyrë “Drejtor i Drejtorisë së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë”, në Rektoratin e UT-së, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
Të jenë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar; Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin; Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:
Të kenë eksperiencë pune në IAL jo më pak se 5 vite, në fushën e marrëdhënieve me jashtë, shkrim/zbatim projekti. Preferohen kandidatët që kanë Grada/Titujt shkencorë; Preferohen të kenë eksperiencë në programet Europiane (Erasmus +, Horizon Europe, etj.);Të njohin shumë mirë legjislacionin në fuqi, preferohet atë në arsimin e lartë;Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit; Të njohë një gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze, e provuar me dëshmi; Të kenë aftësi shumë të mira organizacionale, komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të punojë në grup.
2. Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Përgjegjës i Sektorit të Marrëdhënieve me Studentët”, pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët, në Rektoratin e UT-së, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar; Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të në Marrëdhënie me Publikun. Diplomat e nivelit “Bachelor” duhet të jenë në drejtimin Gazetari – Komunikim. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin; Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të giykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje; Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:
Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 3 vite, preferohet eksperienca e punës në fushën e marrëdhënieve me publikun, studentët; Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit, të provuara me dëshmi; Të njohë me dëshmi gjuhën angleze. Njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën përparësi; Të kenë aftësi shumë të mira organizacionale, komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të punojë në grup.
3. Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmës akademik me karakter administrativ me detyrë “Specialist” në Sektorin e Marrëdhënieve me Studentët, pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët, në Rektoratin e UT-së, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të në Marrëdhënie me Publikun. Diplomat e nivelit “Bachelor” duhet të jenë në drejtimin Gazetari – Komunikim. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin;Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:
Të kenë eksperiencë pune të paktën 1 vit; Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit, të provuara me dëshmi; Te njohë me dëshmi gjuhën angleze. Njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën përparësi; Të kenë aftësi të mira komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të punojë në deshm grup.
4. Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist” në Sektorin e Sigurimit të Cilësisë, pranë Drejtorisë së Kurrikulave dhe Sigurimit të Cilësisë, në Rektoratin e UT-së, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar; Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin;Të zotërojë me dëshmi të paktën një nga gjuhët e huaja të Bashkimit Europian (anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht). Nëse kandidati ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri;Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:
Të ketë të paktën 1 (një) vit eksperiencë pune në fushën përkatëse;Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit, të provuara me dëshmi;Të ketë njohuri shumë të mira të Ligjit të Arsimit të Lartë;Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi dhe të dinë të punojnë në grup.
5. Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist” në Sektorin Juridik, pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Brendshme, në Rektoratin e UT-së, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;Të zotërojnë të paktën një diplomë të nivelit “Bachelor” ose diplomë ekuivalente me të në Drejtësi. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin; Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje; Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:
Preferohet të kenë eksperiencë pune deri në 1 vit; Të njohin shumë mirë legjislacionin në fuqi, preferohet atë në arsimin e lartë; Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit, të provuara me dëshmi; Të njohin një gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze, e provuar me dëshmi; Të kenë aftësi të mira komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të punojë në grup.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, këto dokumenta:
Kërkesë me shkrim;Curriculum vitae;Diplomë e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopja e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;Dëshmi penaliteti;Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);Dëshmi që të vërtetojë njohuritë bazë të përdorimit të kompjuterit (fotokopje e noterizuar);Kopje të librezës së punës (fotokopje e noterizuar);Raport mjekësor për aftësinë në punë.
Dokumentat pranohen në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë, nga data 15.11.2021 – 29.11.2021. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.


