Hapet Thirrja për Mobilitete (Bursa) Studentësh të UPT-së në kuadër të
Marrëveshjes Erasmus+ , në Universitetin Teknologjik te Compiegne, France
Në kuadër të programit Erasmus + dhe marrëveshjes KA1 biletarale, është hapur thirrja për
aplikime për bursa për mobilitete për studentët të Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT),
Fakulteti i Teknologjise se Informacionit, në Universitetin Teknologjik te Compiegne (UTC), në
Francë .
Nivelet e mobilitetit për studentët:
• Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në programin e studimit Bachelor në Inxhinieri
Informatike, Bachelor në Inxhinieri Elektronike dhe Bachelor në Inxhinieri
Telekomunikacioni, në Universitetin Politeknik të Tiranës).
• Master i Shkencave (studentët duhet të jenë të regjistruar në programin e studimit Master i
Shkencave ne Inxhinieri Informatike, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Telekomunikacioni, në
Universitetin Politeknik të Tiranës).
Kohëzagjatja e bursave:
– Numri i total i bursave/mobiliteteve ne dispozicion per kete thirrje, per nivelin Bachelor dhe
Master i Shkencave se bashku eshte: 2 (dy) mobilitete (studente) , 6 muaj cdo mobilitet (nje
semester).
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët Bachelor dhe Master i Shkencave:
– CV;
– Foto personale;
– Kopje e Pasaportës;
– Listë notash të studimeve Bachelor deri në momentin e aplikimit (per studentet Bachelor);
– Listë notash e studimeve Master deri në momentin e aplikimit (per studentet Master i Shkencave);
– Diplomë e nivelit Bachelor (fotokopje, per studentet Master i Shkencave);
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze ose franceze);
– Certifikatë e gjuhës franzece, niveli minimal i percaktuar B2 per aplikim ne UTC bachelor
– Certifikatë e gjuhës italiane, niveli minimal i percaktuar B2 per aplikim ne UNIGE bachelor
– Certifikatë e gjuhës angleze , niveli minimal i percaktuar B2 ;
– Dokumenti Learning Agreement (pasi te shpalleni fitues)*.
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar
lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në
tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat
prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin Politeknik të Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e
shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Teknologjik te Copmiegne (UTC), lëndë të njëjta ose
ekuivalente me ato që do të kryenit në semestrin përkatës në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju
njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin
përkatës, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, nga koordinatori akademik i
Fakultetit dhe nga Zv/Rektori i UPT-së për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.
Afati për aplikim për studentët: deri më 22 Nentor 2021
Aplikimi kryhet pranë zyrës së Projekteve ne fakultetin e Teknologjise se Informacionit ne
Dekanat . Dokumentat e cituara ne siper duhet te dorezohen ne hard copy te firmosura dhe te nisen
edhe elektronikisht me email ne adresen e email: [email protected]
Për informacione shtesë në lidhje me procesin e aplikimit mund të kontaktoni në email:
[email protected]
Për më shumë informacion mbi UTC, France mund të kontaktoni me personin e kontaktit:
Prof. Dritan Nace, email: [email protected]