Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve do të zhvillojnë mësim për 4 të shtuna resht pasi duhet të zëvendësojnë ditët e humbura në fillim në nisjes së procesit mësimor në janar 2021. Në janar mësimi ishte parashikuar që të fillonte më 4 janar por për shkak të kushteve ekstreme të motit, Ministria e Arsimit vendosi 4 ditë pushim, por duke parë edhe situatën e pandemisë u pa e arsyeshme që nxënësit të qëndronin në shtëpi.

Tani që të gjithë nxënësit si të shkollave 9-vjeçare ashtu edhe gjimnazeve janë rikthyer në shkolla, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit ka vendosur që këto 4 ditë të zëvendësohen ditën e shtuna për 4 javë resht.

Burimi: Joq