My Post

International University of Struga

Universitetet hapen vetëm për provimet, nuk ndryshon ora policore

Content Protection by DMCA.com

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi këtë të mërkurë që të lejohet hapja e auditorëve të universiteteve vetëm për procesin e konsultimeve dhe sezonin e provimeve.

“Në vijim të situatës epidemiologjike me kërkesë së Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve do të lejohet hapja e auditorëve të universiteteve vetëm për procesin e konsultimeve dhe sezonin e provimeve sipas një kalendari miratuar sipas MARS dhe gjithashtu universitetet duke garantuar një plan të konsultimeve dhe duke siguruar zbatimin rigoroz të protokolleve shëndetësore”.https://www.youtube.com/embed/MSWtoFDcGe8

Po ashtu është vendosur që të hiqet masa e karantinës 14-ditore e qytetarëve që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

“Komiteti i Ekspertëve ka rivlerësuar masat e marra disa javë më parë. Ka bërë një vlerësim të situatës në RMV dhe Greqi ku në dy javët e fundit vihet re një tendencë ulëse e infektimeve dhe duke qenë se periudha e festimeve të pashkës ku dhe risku i lëvizjes së shtuar të qytetarëve ishte më i madh ka vendosur heqjen e masës së karantinës 14-ditore me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Ministrja Manastiruliu.

Ndërkohë ministrja u shpreh se do të vijojnë të  mbeten në fuqi rregullat e tjera që kanë të bëjnë me grumbullimet dhe orën policore.

“Do të vijojnë të mbeten në fuqi rregullat e tjera sa i përket grumbullimeve si dhe ora e kufizimit të lëvizjes që  do të mbetet ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit”, tha Ogerta Manastirliu./tvklan.al

International University of Struga

Shkruaj një koment...