My Post

International University of Struga

Studentët kthehen në auditor/ Hoxha: Provimet, të kombinuara

Content Protection by DMCA.com

Pas vendimit të komitetit teknik të ekspertëve për kthimin e pjesshëm të studentëve në auditore, drejtuesit e universitetit të Tiranës sqarojnë se si do të kryhet ky proces.

 

Rektori Artan Hoxha bën të ditur se nga data 20 e këtij muaji do të nisin konsultimet në fakultete, të cilat do të bëhen fizikisht, ndërsa provimet mund të realizohen të kombinuara mes atyre online, sipas specifikës së lëndës.

 

ARTAN HOXHA

REKTOR I UNIVERSITETETIT TE TIRANES

“Komiteti i ekspertëve ka lënë mundësinë që të futemi në një dy javorsh konsultimesh me studentët dhe për të mbyllur disa procese akademike, si praktikat e studentëve dhe disa procese të cilat e kërkojnë komunikimin e studentëve dhe pedagogëve në auditore apo laboratore”

 

Hoxha siguron të rinjtë të cilët për arsye të ndryshme, nuk kanë marrë pjesë në mësimin online, që nuk do të penalizohen për pjesëmarrjen në provime.

 

ARTAN HOXHA

REKTOR I UNIVERSITETETIT TE TIRANES

“UT nuk ka patur probleme të kësaj natyre. Jo vetëm që nuk i penalizojmë por u japim mundësinë e një sezoni ekstra për ata që kanë patur pamundësi objektive që të paraqiten ne atë që është e përcaktuar normal.”

 

Por kthimin e pjesshëm në auditor, pas një viti akademik  të realizuar virtualisht nuk e kanë mirëpritur të gjithë studentët, edhe pse sipas tyre procesi në distancë nuk ka rezultuar efikas.

 

“Mendoj se erdhi në një moment të papershtatshëm pasi një pjesë e madhe e studentëve, që janë nga rrethet kanë lënë shtëpitë me qera, e kanë të pamundur që në kaq pak kohë të gjejnë e të akomodohen.

Duhet të ishte marrë më herët ky vendim.”

 

Procesi i mësimit fizik në fakultete do të realizohet duke respektuar masat e protokollit të sigurisë nga të gjithë studentët dhe stafi akademik.

Burimi: vizion plus

International University of Struga

Shkruaj një koment...