Unishop canta shpine, canta shkolle

Viti akademik fillon me 14 tetor me mësim të kombinuar në bazë të urdhrit të Minsitrit.

Content Protection by DMCA.com

Dr. I rrjetit Akademik shqiptar Arjan Xhelaj i ftuar në studion e Fax News tha se 80% e maturantëve mund të regjistrohen në programet e studimit dhe se viti akademik do nisë në 14 tetor me mësim të kombinuar.

Xhelaj theksoi se pranimi i afganëve në universitete varet nga vetë politika dhe kushtet e tyre dhe se studentët që nuk kanë kapur asnjë degë në dy raundet e para kanë mundësi të regjistrohen në raundin e tretë nëse ka akoma kuota të lira.

“142 mijë maturantë  kanë plotësuar formularët, ka  filluar procesi i regjistrimit me faza 48 orëshe  në raundin e parë. Sot ka filluar faza e trete, 7500 maturantë u regjistruan në fazën e parë. Deri tani ka një ecuri të mirë, besoj që do të arrijmq që 80% e maturantëve të regjistrohen në programet e studimit.

Janë 3 raunde, 16-17 shtator është faza tjetër edhe e c’regjistrimit faza e tetë, nëse ka akoma kuota të lira. Raundi i dytë deri në fund të shtatorit,mund të aplikojnë edhe ata që kanë mbaruar me sukses provimet e vjeshtës. Dega e preferuar këtë vit sipas aplikimit fillestar është e vështirë të thuhet, por mjekësia e përgjithshmë është në bazë të regjistrimeve pasi tashmë ka shumë pak kuota, pastaj TIK.

Edhe dega e infermierisë ka një ecuri të mirë. Programet e sportit kanë konkurse sepse aty duhet talent, degët e tjera është mesatarja 6.5. mjekësia mbi 8.5 edhe në varësi të universiteteve. Kemi një interes të rritur për programet dy vjecarë, për degë që mundësojnë një punësim të shpejtë.

Gjuha angleze është në varësi të universitetit, privat ose publik. Mësimi online ka vështirësi, duhet bërë dicka e kombinuar, dicka që u mundëson studentëve përthithje të studimeve.

Viti akademik fillon me 14 tetor me mësim të kombinuar në bazë të urdhrit të Minsitrit. Universitetet autonome në bazë të hapësirës së tyre e kanë vetë në dorë lidhur më mënyrën si do zhvillohet mësimi. 22 mijë deri në 23 mijë maturantë ka qenë shifra ndër vite e aplikimeve.

Pranimi i afganëve në shkolla është dicka që e vendosin vetë universitetet në bazë të kushteve që kanë. Është mirë që të zhvillohen edhe universitetet rajonale, në mënyrë që të mos lëvizin drejt Tiranës. Sa i përket ndjekjes së studimeve në vendet europiane varet nga vendi i pritjes dhe nga dëshira dhe mundësitë financiare“- u shpreh Xhelaj.

Burimi: Faxnews

Shkruaj një koment...