Unishop canta shpine, canta shkolle

Komiteti i Ekspertëve propozon vaksinim të detyrueshëm për mjekët, pedagogët dhe studentët brenda 30 shtatorit

Content Protection by DMCA.com

Komiteti Teknik i Ekspertëve propozoi të hënën vaksinimin e detyrueshëm për kategorinë e mjekëve, studentëve dhe pedagogëve.

Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli tha se Komiteti rekomnadoi të gjitha stafet mjekësore, pedagogët dhe studentët dhe deri në datë 30 shtator të dorëzojnë vërtetimin pranë qendrës së tyre të punës dhe për studentët pranë zyrave të caktuara nga institucioni, kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-Albania.

Për të gjithë personat e kategorive të sipërpërmendura pas datës 30 shtator do të kërkohet, paraqitja periodike e testit PCR për të vërtetuar gjendjen shëndetësore, bëri me dije kryetarja e Komitetit të Ekspertëve.

Ajo u bëri thirrje studentëve që të vaksinohen brenda 30 shatorit, në mënyrë që procesi mësimor të zhvillohet në auditorë siç është kërkuar prej tyre.

Nga ana e saj, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se të dhënat kanë treguar se varianti ‘Delta’ po infekton njerëz që për arsye të ndryshme s’e kanë bërë vaksinën.

“95 për qind e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar, çka tregon se këta të fundit po rrezikojnë shumë”, tha ministrja.

Shkruaj një koment...