NJOFTIM I DPAP-së
📍PËR KANDIDATËT APLIKANTË PËR REGJISTRIM NË PROVIMIN E SHTETIT NË PROFESIONIN E RREGULLUAR TË MËSUESIT, SEZONI XIX.
👉Për të gjithë kandidatët aplikantë për regjistrim në provimin e shtetit në profesionin e rregulluar të Mësuesit.
👇
Aplikimi kryhet online përgjatë periudhës 1–7 Prill 2024, duke përdorur shërbimin “Aplikim për provim shteti” në platformën e-Albania.
👇
Gjatë aplikimit online, kandidati duhet të ngarkojë dokumentet e mëposhtme:✍️💻🗂
1. Diplomën/diplomat e programit të studimeve për profesionin respektiv;
2. Dëshminë e pjesëmarrjes dhe përfundimit me sukses të praktikës profesionale të lëshuar nga institucioni kompetent për kryerjen
e praktikës, ku përcaktohet edhe kohëzgjatja;
👉Në raste të caktuara:
👇
Vërtetimin për njohjen dhe njësimin e diplomës në rast se studimet janë përfunduar jashtë shtetit;
Dokumentacion të lëshuar nga institucioni përgjegjës për arkivat që provon lëshimin e diplomës apo dokumentit të barasvlershëm
me të, të fituar nga institucioni i arsimit të lartë të mbyllur. Dokumenti që vërteton e vlefshmërinë e diplomës/diplomave të lëshuara.
3. Vetëm pas njoftimit të pranimit nga DRAP, faturën e pagesës së kryer për llogari të QSHA-së, e cila duhet të ngarkohet në
sistem në fushën që shfaqet pas vendosjes së kodit të gjurmimit dhe kodit të sigurisë, brenda 72 orëve nga njoftimi i pranimit.
Suksese!


