🔈🇪🇸Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Granadës, në Spanjë.

🎯Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Granadës, në Spanjë, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.
http://www.ugr.university/

📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫️Shkëmbimin e studentëve për studime;

📌Nivelet e mobilitetit për studentët:
▫️Bachelor;
▫️Master;

📌Kohëzgjatja e bursave:
▫️Bachelor (1 semestër);
▫️Master (1 semestër);

📌Fushat e studimit:
👉Klikoni linkun:
https://internacional.ugr.es
https://internacional.ugr.es/pages/perfiles/estudiantes/incoming-erasmus-dimension-internacional?lang=en

📌Bursat përfshijnë:
▫️Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
▫️Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

👉Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
▫️CV (në gjuhën angleze / spanjolle);
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
▫️Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
▫️Letër Motivimi në gjuhën angleze / spanjolle;
▫️Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);
👉Për t’u njohur me certifikatat e gjuhëve të huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut:
https://intl.ugr.es/docs/KA107/KA107_proySEPIE/KA107_proySEPIE_2019-1-ES01-KA107-063774_req_lang_en.pdf?1562926920
▫️Learning Agreement;
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EV15H8Lzo19BsTaggAfOTkgBqDwduS7ey816ZfTfkltdAg?e=4CcRgM

📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:
▫️CV;
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);
▫️Diplomë Bachelor;
▫️Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);
▫️Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);
▫️Letër motivimi (në gjuhën angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
▫️Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);
👉Letra e pranimit paraprak, për të cilën duhet t’i referohuni linkut:
https://escuelaposgrado.ugr.es/pages/internacional/profesorado/cartas-de-preadmision#__doku_doctoradocartas_de_preadmision_doctoral_programmespre-admission_letters
👉Për t’u njohur me certifikatat e gjuhëve të huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut:
https://intl.ugr.es/docs/KA107/KA107_proySEPIE/KA107_proySEPIE_2019-1-ES01-KA107-063774_req_lang_en.pdf?1562926920
▫️*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EV15H8Lzo19BsTaggAfOTkgBqDwduS7ey816ZfTfkltdAg?e=4CcRgM

ℹ️Afati për aplikim: 25 Prill 2024

📎Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin [email protected].

👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].

😄Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!