NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN NË PROVIMIN E LICENSËS
Për profesionistët e infermierisë, mamisë, fizioterapisë, teknikës së laboratorit, teknikës së imazherisë dhe logopedisë, që kanë rezultuar fitues në provimin VAP (përfshirë dhe ata të viteve të mëparshme që duan të japin provimin për herë të parë, dytë, tretë dhe me radhë)
Afati i aplikimit: 12–19 Tetor 2026
Aplikimi: Nëpërmjet portalit e-Albania.
Dokumentet e detyrueshme:
✅ Vërtetimi i rezultatit fitues në provimin VAP, i gjeneruar nga platforma.
✅ Diploma Bachelor.
✔️Dokumentet e tjera janë opsionale.
⚠️ Pas aplikimit:
1️⃣ Prisni njoftimin me e-mail nga Urdhri i Infermierit për pranimin e aplikimit ose përditësimin e të dhënave, sipas rastit.
2️⃣ Pas konfirmimit, kryeni pagesën dhe ngarkoni dokumentin e pagesës në e-Albania brenda 72 orëve.
3️⃣ Dokumenti i pagesës shqyrtohet nga QSHA-ja.
Kujdes! Respektoni afatet dhe ndiqni me kujdes hapat e aplikimit.




