Kujdes: Sigurohuni që të respektoni të gjitha fazat e aplikimit. Pagesa duhet ngarkuar në sistem brenda 72 orëve nga njoftimi i pranimit nga DRAP.
Për çdo problematikë lidhur me aplikimin, lutemi t’i drejtoheni ZVAP/DRAP përkatës.
Për çdo problematikë lidhur me pagesën, lutemi të kontaktoni me QSHA.
Për të gjithë kandidatët aplikantë për pjesëmarrje në provimin e shtetit në profesionin e rregulluar të Mësuesit, ju bëjmë me dije se aplikimi do të kryhet online gjatë periudhës 7-14 Prill 2026, duke përdorur shërbimin “Aplikim për provim shteti” në platformën e-Albania. Lidhur me aplikimin e shtetasve të huaj, pasi të hyjnë në platformën e-Albania dhe të përdorin shërbimin “Aplikim për provim shteti”, të zgjedhin opsionin “shtetas i huaj” dhe të plotësojnë fushat e kërkuara.
Gjatë aplikimit online për pjesëmarrje në provimin e shtetit, kandidati duhet të ngarkojë dokumentet e mëposhtme:
1. Diplomën/diplomat e programit të studimeve për profesionin respektiv:
2. Dëshminë e pjesëmarrjes dhe përfundimit me sukses të praktikës profesionale të lëshuar nga institucioni kompetent për kryerjen e praktikës, ku përcaktohet edhe kohëzgjatja;
Në raste të caktuara: Vërtetimin për njohjen dhe njësimin e diplomës në rast se studimet janë përfunduar jashtë shtetit: Dokumentacion të lëshuar nga institucioni përgjegjës për arkivat që provon lëshimin e diplomës apo dokumentit të barasvlershëm me të, të fituar nga institucioni i arsimit të lartë të mbyllur. Dokumenti që vërteton e vlefshmërinë e diplomës/diplomave të lëshuara.
3. Vetëm pas njoftimit të pranimit nga DRAP, fatura e pagesës së kryer për llogari të QSHA-së, të ngarkohet në sistem në fushën që shfaqet pas vendosjes së
kodit të gjurmimit dhe kodit të sigurisë, brenda 72 orëve nga njoftimi i pranimit nga DRAP.
Pagesa duhet të ruhet në formatin PDF me emërtesën “pagesa” (linku për kryerjen e pagesës: https://qsha.gov.al/fatura-per-arketim/ Pas ngarkimit në sistem të pagesës, lutemi që kandidatët të qëndrojnë në pritje të email-it të pranimit nga QSHA, si dhe publikimit të kalendarit dhe orarit të pjesëmarrjes në provim).
Kandidatët do të njoftohen në çdo fazë të aplikimit nëpërmjet postës elektronike si dhe portalit e-Albania në rubrikën Hapësira ime – Mesazhet e mia dhe me anë të kodit unik të gjurmimit, mund të gjurmojnë në çdo kohë statusin e aplikimit.
Kandidati duhet të paraqitet pranë QSHA-së 30 minuta përpara orarit të publikuar dhe të jetë i pajisur me:
– Mjet identifikimi (Kartë identiteti ose Pasaportë, dokumenti origjinal);
Kandidati gjatë zhvillimit të provimit duhet të zbatojë rregullat e mëposhtme:
– ndalohet mbajtja dhe përdorimi i celularëve apo mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter mos kualifikimi;
– ndalohet komunikimi me kandidatët e tjerë gjatë zhvillimit të provimit deri në marrjen e deklaratës së rezultatit;
– ndalohet lëvizja përtej vendit të përcaktuar për zhvillimin e provimit;
– ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit.
Kandidatët të cilët rezultojnë të suksesshëm në provimin e shtetit, menjëherë pas përfundimit të provimit, kanë të drejtë t’i nënshtrohen testimit të informatizuar të mësuesit, për t’u punësuar në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar.
Për çdo problematikë që mund të haset lidhur me aplikimin, lutemi t’i drejtoheni ZVAP/DRAP përkatës.





