Sot kujtojmë guximin e studentëve që në Qytetin Studenti nisën një grevë urie, duke u bërë zëri i një brezi që kërkonte liri dhe ndryshim.

Kërkesa e tyre ishte e qartë: largimi i simboleve të komunizmit dhe një e ardhme ndryshe për Shqipërinë.

Kjo sakrificë nuk ishte thjesht një protestë ishte një hap i madh drejt demokracisë dhe shpresës për një vend më të lirë.

Respekt për ata që patën kurajën të ngrihen dhe të bëjnë histori.