Urdhri i Infermierit të Shqipërisë njofton se në datat 03,04 dhe 05 Janar 2024, ora 13:00-15:00 bëhet dorëzimi i Librezave të praktikës Profesionale për të gjithe ata praktikantë që kanë përfunduar praktikën në sezonin Shtator-Dhjetor 2023.
Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentat e mëposhtme:

  • Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike.(shkarkoje këtu)
  •  Librezën e Praktikës. (Ata që e kanë dorëzuar në sezone të mëparshme, por më pas nuk janë paraqitur në provim, duhet të specifikojnë në Kërkesë sezonin kur e kanë dorëzuar).

Iu urojmë suksese!

UISH