Të dashur aplikantë maturantë,
Ju falenderojmë që keni përzgjedhur si një nga preferencat tuaja programet që FAU ofron.
Hapi tjetër që duhet të ndiqni me shumë kujdes është Aplikim për Provimin e Pranimit në Universitet.
Aplikimet për të marrë pjesë në Konkursin/Testin/Provimin e pranimit do të kryhen Online nëpërmjet portalit e-Albania, në periudhën 11-15 Gusht, ora 08:00 – 16:00.
Në dokumentin bashkëlidhur gjeni hapat dhe mënyrën se si të aplikoni.
Shënim:
- Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkursin/testin/provimin e pranimit vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania. Ju lutem, nëpërmjet ID tuaj të maturës verifikoni emrin tuaj në listat e publikuara në link: https://universiteti-info.com/lista-e-aplikanteve-te-cilet-kane-aplikuar-per-programet-e-studimit-ne-fau-viti-akademik-2025-2026/
- Në portalin e-Albania, kërko shërbimin Aplikim për Provimin e Pranimit në Universitet. Ky shërbim do të jetë aktiv vetëm për periudhën 11-15 Gusht.
- Në këtë shërbim ju do të keni të mundur të kryeni aplikimin dhe të ngarkoni mandatin e pagesës. Konkursi/Testi/Provimi i pranimit është një i vetëm, dhe ka vetëm një tarifë regjistrimi për të marrë pjesë.
- Fakulteti do të shqyrtoj dhe pranojë aplikimet.
- Kandidati do të njoftohet në e-Albania dhe me email.
- Sekretaria mësimore në datat 11-15 Gusht do të jetë e hapur nga ora 08:00-14:00. Për cdo paqartësi kontaktoni në adresën e email: [email protected]; [email protected];
Suksese,
FAU


