Miratimin e periudhës së aplikimeve me formularin A1/A1Z, per MSH 2025, në datën 6 Gusht 2025, ora 08.00 -16.00.
Matura Shtetërore 2025👩🎓💡👨🎓Aplikim A1/A1Z
Formulari A1/A1Z për MSH 2025, do të jetë aktiv nga data #6Gusht 2025, ora 08:00 deri në orën 16:00.
Formularët A1/A1Z plotësohen fillimisht online nëpërmjet portalit e-Albania dhe më pas duhet të konfirmohet në shkollën përkatëse nga vetë maturanti/kandidati.
Hapat e procedurës💻
👇
1.Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; 2.Zgjidhni shërbimin “Matura Shtetërore”;
3.Klikoni butonin “Përdor”;
4.Zgjidhni llojin e formularit të aplikimit (maturantët duhet të zgjedhin A1, ndërsa kandidatët A1Z) dhe plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
5.Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
Pasi përfundon me sukses aplikimin në portalin www.e-albania.al, maturanti/kandidati paraqitet pranë shkollës për të përfunduar dhe konfirmuar aplikimin.
Suksese👩🎓🌟👨🎓



