Mundësi për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Triestes, Itali, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.
🎯Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Triestes, Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025. https://portale.units.it/en
📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫️Shkëmbimin e studentëve për studime;
📌Nivelet e mobilitetit për studentët:
▫️Bachelor;
▫️Master;
📌Kohëzagjatja e bursave:
▫️1 semestër.
📌Fushat e studimit:
▫️Shkenca politike dhe sociale;
👉Për t’u njohur me katalogun e lëndëve, klikoni: https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EdLtXh7k90pPjhiEPmNSjCsB_u5M6eVmRjY7GEsd-10bIw?e=2Fxlni https://units.coursecatalogue.cineca.it/corsi/2023/10510/insegnamenti/9999?schemaid=11948
📌Bursat përfshijnë:
▫️Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
▫️Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);
👉Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
▫️CV (në gjuhën angleze / italiane);
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);
▫️ Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);
▫️ Letër Motivimi në gjuhën angleze / italiane;
▫️Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2 / Italisht B2, në varësi të programit të studimit);
▫️*Learning Agreement;
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/wpcontent/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
▫️CV (në gjuhën angleze / italiane);
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Vërtetim studenti në programin master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);
▫️Diploma e Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);
▫️Listë notash e programit bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);
▫️Listë notash e programit master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);
▫️Letër Motivimi në gjuhën angleze / italiane;
▫️Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2/ Italisht B2, në varësi të programit të studimit);
▫️*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx
ℹ️Afati për aplikime: 24 Maj 2024
📎Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në formatin pdf në e-mailin [email protected].
👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].
😃Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!


