🎓Për të gjithë maturantët që duan të bëhen pjesë e Akademisë prestigjoze të Forcave të Armatosura!
Faza e përzgjedhjes së programeve të studimit për ciklin e parë bachelor po afron.
Ju keni mundësi të studioni në një nga programet e Akademisë së Forcave të Armatosura duke plotësuar formularin elektronik në portalin UAlbania link: http://ualbania.al.
Bëhuni pjesë e 70 kuotave duke zgjedhur një nga programet e studimit, siç janë:
🔺Marrëdhënie Ndërkombëtare në Fushën e Mbrojtjes
🔺Teknologji Informacioni dhe Komunikim në Fushën e Mbrojtjes
🔺Shkenca Komunikimi në Fushën e Mbrojtjes
Pagesë mujore dinjitoze, akomodim dhe ushqim falas gjatë gjithë periudhës së studimit, tarifë regjistrimi 0 lekë për të katërta vitet, punësim dhe pension të sigurt, janë vetëm disa nga përfitimet si student i kësaj akademie.
Ndërtimi i prorgrameve të reja në #AFA është asistuar në komponentë të rëndësishëm nga ekspertë të Akademisë West Point në SHBA, ndaj apliko tani online në portalin http://ualbania.al dhe mos e humbisni mundësinë për të patur një karrierë të denjë e prestigjoze.
Kalendari i plotë 🗓️ dhe më shumë informacion👇
🔗 https://arsimi.gov.al/kalendari-i-procedurave-te-aplikimit-dhe-regjistrimit-ne-universitete/.






