Konkursi/Testi i pranimit në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës për vitin akademik 2024-2025 do të zhvillohet në datën 22 Gusht 2024, në sallën e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.
Programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi/testi janë:
Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë)
Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë)
Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë)
Kujdes!
Të drejtën për të zhvilluar konkursin/testin e pranimit e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përzgjdhur programin e studimit të FAU-t si një nga dhjetë programet në portalin U-Albania dhe kanë kryer paraprakisht regjistrimin për të marrë pjesë në konkursin/testin e pranimit.
Regjistrimet për të marrë pjesë në testin e pranimit do të kryhen në periudhën 12-16 Gusht, ora 08:00 – 16:00, pranë zyrës së sekretarisë mësimore të FAU-t në godinën e FTI, UPT.
Në lidhje me testin e pranimit në FAU të viteve te kaluara mund të gjeni informacion të detajuar në link: https://fau.edu.al/Testi_i_Pranimit_13773/