Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë njofton të gjithë maturantët se ka filluar aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore.

Aplikimi bëhet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur nga 1 qershor deri më 12 qershor 2026.

Ftohet të gjithë maturantët që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të sigurohen që gjatë procesit të aplikimit të verifikojnë me kujdes saktësinë e të dhënave të tyre personale dhe shkollore.

Për informata shtesë: https://mash.rks-gov.net/alldocuments/udhezues-per-kandidatet-maturantet-per-paraqitje-e-provimit-shteteror-te-matures-ne-platformen-ekosova/