Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve ka shtuar masat disiplinore për Maturën Shtetërore të vitit 2020.
Ka qenë vetë ministrja Besa Shahini që ka publikuar pak më parë një video, ku tregon se paraqitja e maturantit në qendrën e provimit ose konstatimi gjatë tij me celular sjell përjashtim direkt nga të gjitha provimet e maturës.
Sipas Shahinit, në të tilla kushte nxënësi ka të drejtë që provimin ta japi vetëm pas një viti.
Kujtojmë që ditën e djeshme, u zbulua se këtë vit si asnjëherë më parë administratorë provimi do të jenë edhe praktikantët e mësuesisë.






