Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës zhvillon Konkursin e Pranimit në programet e studimit:

Master i Integruar i Ciklit të Dytë në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë)
Master i Integruar i Ciklit të Dytë në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë)
Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë)
Konkursi/Testi i pranimit zhvillohet në datën 19 Gusht 2026, salla e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.

Pjesëmarrësit në konkurs, të cilët janë vetëm ata që paraprakisht kanë bërë regjistrimin për konkurs, (lista bashkalidhur këtij njoftimi), duhet të paraqiten në orën 10:00 për të filluar procedurën e hyrjes për në sallën ku do të zhvillohet Konkursi. Koha e zhvillimit të testit është 2 (dy) orë nga momenti i hapjes së tezës.

Pjesëmarrësit në Konkurs duhet të kënë më vete mjet identifikimi (Kartë Identiteti ose Pasaportë), në rast të kundërt nuk do të lejohet hyrja.

Pjesëmarrësit në Konkurs nuk duhet të kenë me vete telefon apo mjete të tjera elektronike.

Pjesëmarrësit në konkurs nuk kanë nevojë të marrin me vete asnjë mjet për të shkruar apo vizatuar.

Shënim
Anjë aplikant tjetër nuk do të lejohet të marrë pjesë në testin e pranimit nëse nuk është regjistruar më parë dhe nuk ka emrin në listë



Gjatë zhvillimit të testit kandidati duhet të respektojë rigorozisht rregullat