Me qëllim rifreskimin e strukturave në bazë dhe plotësimin e nevojave të përvitshme për punonjës të rinj, Policia e Shtetit hap aplikimet për “Patrullë të Përgjithshme”.
Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet mbi bazën e meritës, shanseve të barabarta, mosdiskriminimit, paanshmërisë dhe transparencës, duke garantuar një proces konkurrimi të drejtë për të gjithë aplikantët.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë miratuar 300 kuota të lira.
Aplikimet janë të hapura nga data 17.08.2026 deri më 18.09.2026.
Të drejtën për të aplikuar e kanë të gjithë shtetasit që kanë përfunduar arsimin e mesëm dhe plotësojnë kriteret e përcaktuara për pranimin në Policinë e Shtetit.
📍 Ku aplikohet?
Aplikimi kryhet pranë drejtorisë vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.
📄 Informacioni i detajuar mbi kriteret e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm, kërkesat e çdo faze, si dhe formularët përkatës që duhet të plotësohen, gjendet në këtë link: https://asp.gov.al/hapen-aplikimet-per-pranim-ne-policine-e-shtetit-per-300-funksione-per-patrulle-e-pergjithshme/
Ftojmë të rinjtë dhe të rejat të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit, për të ndërtuar të ardhmen e tyre në shërbim të qytetarëve dhe vendit.
Policia e Shtetit nuk është thjesht një profesion, është një mundësi për të shërbyer, për të mbrojtur dhe për të bërë një ndryshim.
Bëhu pjesë!
Suksese!
#AplikopërTiShërbyerVendit




