Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Manisa Celal Bayar, Turqi për semestrin e parë të vitit akademik 2023-2024.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– Doktoraturë;
Kohëzgjatja e bursave:
– 1 semestër;
Afati për aplikim: 02 Qershor 2023
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën [email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: [email protected]
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Klikoni për më tepër:
Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Manisa Celal Bayar, Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2023-2024


