Njoftohen të gjithë studentët të cilët nuk ende nuk e kane bërë pagesën e tarifës së shkollimit për vitin akademik 2023-2024 se duhet ta bëjnë atë brenda datës 16 Maj 2024.
Faturën e pagesës mund ta dorëzoni fizikisht pranë zyrës së financës te godina e FAU, 21 Dhjetori, ose elektronikisht në adresën e-mail: [email protected].
Bazuar në Vendimin e Bordit të Administrimit, nr.21, datë 25.09.2023, për pagesën e tarifës së shkollimit për vitin akademik 2023-2024, ju sqarojmë si më poshtë:
- Studentët të cilët e kanë notën mesatare të vitit paraardhës nën 6(gjashtë), duhet të paguajnë tarifën e plotë të shkollimit të tyre për vitin akademik 2023-2024, në shumën 40,000(dyzetëmijë)lekë.
- Studentët të cilët e kanë notën mesatare të vitit paraardhës mbi 6(gjashtë) – 9(nëntë), duhet të paguajnë ½ e tarifës së shkollimit të tyre për vitin akademik 2023-2024, në shumën 20,000(njëzetëmijë)lekë.
- Studentët përsëritës nga viti 1-5(parë-pestë) të ciklit të integruar dhe nga viti 1-3(parë-tretë) të ciklit bachelor(BAIND), duhet të paguajnë tarifën e plotë të shkollimit të tyre për vitin akademik 2023-2024, në shumën 40,000(dyzetemije)lekë;
- Studentët përsëritës të vitit të 5(pestë) të ciklit të integruar dhe të vitit të 3(tretë) të ciklit bachelor(BAIND), duhet të paguajnë vetëm për provimet që do të japin për lëndët e mbartura gjatë vitit akademik 2023-2024.
- Studentët e Masterit Profesional do paguajnë tarifën e shkollimit të ndarë me 2 këste.
- Pagesa do të bëhet pranë CREDINS BANK me faturën për arkëtim, të cilën e gjeni ose në zyrën e finances ose në faqen e web-it.