Zgjedhja e universitetit është një nga vendimet më të rëndësishme që merret pas përfundimit të maturës. Shumë maturantë e shohin këtë si një hap të thjeshtë, por e vërteta është se ky vendim ndikon drejtpërdrejt në të ardhmen profesionale dhe personale. Për fat të keq, shpesh bëhen disa gabime që mund të kushtojnë shumë në rrugëtimin akademik.
Ja 3 gabimet më të shpeshta që bëjnë maturantët kur zgjedhin universitetin dhe si t’i shmangni ato!
1. Zgjedhja e universitetit vetëm për shkak të emrit të tij ose nisur nga opinionet e të tjerëve!
Shumë maturantë ndjekin turmën: “E zgjodhi shoqja ime”, “Ai universitet ka emër”, “Të gjithë flasin për këtë universitet”…
Por mos harroni: ajo që funksionon për të tjerët, nuk do të thotë se është më e mira për ju! Mendoni për programet që ofron universiteti, për cilësinë e mësimdhënies dhe mundësitë pas diplomimit, jo vetëm për reputacionin e përgjithshëm.
2. Nënvlerësimi i rëndësisë së praktikës dhe lidhjes me tregun e punës
Shumë universitete ofrojnë teori, por pak ofrojnë mundësi praktike dhe lidhje reale me tregun e punës. Në fund të ditës, një diplomë e mirë është ajo që të hap dyert drejt karrierës, jo vetëm qëndron në mur. Pyesni për praktikat, bashkëpunimet me kompanitë, qendrën e karrierës dhe zgjidhni një universitet që ju ndihmon të ndërtoni CV-në që nga viti i parë.
3. Mosvlerësimi i infrastrukturës dhe mbështetjes për studentët
Një ambient i përshtatshëm studimi, një kampus i mirëorganizuar dhe mbështetja akademike janë faktorë që shpesh anashkalohen. Por këto ndikojnë direkt në motivimin dhe suksesin tuaj! Zgjidhni një universitet ku ndiheni i mbështetur, ku keni akses në burime moderne dhe një staf që ju ndjek në çdo hap.
Zgjidhni me kujdes, zgjidhni një universitet që investon tek JU si profesionist i së ardhmes!
Universiteti Qiriazi ofron programe praktike, pedagogë të përkushtuar dhe mbështetje të plotë për karrierën tuaj. Aplikimet janë të hapura! Ju mirëpresim me padurim!






