Kur vjen momenti për të zgjedhur studimet universitare, shumë maturantë ndihen të pasigurt mes alternativave: të ndjekin një program tradicional universitar apo një drejtim profesional? Në fakt, drejtimet profesionale po bëhen gjithnjë e më të kërkuara.
Nëse je duke menduar për të ardhmen, ja pse duhet të konsiderosh seriozisht një drejtim profesional për studimet e tua:
1. Diplomë më e shpejtë, hyrje më e shpejtë në tregun e punës
Ndryshe nga programet klasike 3 ose 4-vjeçare, programet profesionale zgjasin vetëm 2 vite. Kjo do të thotë: më pak kohë në auditore, më shumë kohë duke punuar dhe duke fituar përvojë profesionale. Në një treg pune që kërkon vazhdimisht specialistë të aftë, një diplomë profesionale të jep një avantazh të madh.
2. Fokus i lartë në praktikë, jo vetëm teori
Në drejtimet profesionale, praktika zë një vend qendror. Do të mësosh nga ekspertë të fushës, do të përfshihesh në projekte reale dhe do të përgatitesh për sfidat e përditshme të profesioneve. Kjo do të thotë që, kur të dalësh në tregun e punës, nuk do të jesh “i ri pa përvojë”, por i përgatitur dhe i aftë!
3. Profesione të kërkuara dhe mundësi të larta punësimi
Sektori i teknologjisë ushqimore, IT-së, hoteleri-turizmit, kujdesit shëndetësor dhe asistentëve ligjorë është në rritje të vazhdueshme. Kërkesa për specialistë të diplomuar në këto fusha është e lartë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit. Një drejtim profesional është një investim i zgjuar në një karrierë të sigurt dhe të qëndrueshme.
Zgjidh një diplomë që të afron me ëndrrën tënde profesionale! Universiteti Qiriazi të ofron programe profesionale të akredituara, me fokus praktik dhe mbështetje për punësim pas diplomimit.
Aplikimet janë të hapura! Hapi yt i parë drejt një karriere të suksesshme fillon sot!


