Ministrja e Arsimit, Besa Shahini njofton se viti shkollor parauniversitar do të përfundojë në qershor si mësimi, provimet e maturantëve dhe vlerësimi nga mësuesit.
Shahini thotë se maturantët do të kenë një provim të lehtësuar por s;ka tolerancë për kopjim. Po ashtu ajo thotë se të tjerët, veç maturantëve do e përfundojnë mësimin online deri më 29 maj.
Kurse mësuesit vlerësimet do i mbyllin brenda dy javëve të para të qershorit. Për vlerësimin ka një kusht sipas Shahinit, do të merren parasysh edhe notat para 9 marsit, por edhe ato pas 9 marsit por tek këto të dytat do të merren parasysh vetëm notat që ndihmojnë nxënësit dhe jo i penalizojnë ato.
Po ashtu Shahini thotë se me rikthimin në shtator temat që janë bërë gjatë qëndrimit në shtëpi do të përsëriten dhe kush ka dëshirë mund të përsërisë vitin.






