Urdhri me strukturën e vitit të ri shkollor 2023-2024
Arsimi 9-vjeçar
Për nxënësit e shkollave 9-vjeçare mësimi fillon në datën 11 shtator të këtij viti dhe përfundon në datën 14 qershor të vitit 2024.
Pushimet e para do të jenë ndërmjet datave 26 dhjetor 2023-5 janar 2024.
Periudha e dytë e pushimeve do të jetë ndërmjet datave 1 prill-5 prill të vitit të ardhshëm.
Provimet kombëtare për nxënësit e klasave të 9-ta do të zhvillohen në periudhën kohore ndërmjet datave 17-28 qershor 2024.
Arsimi i mesëm
Për shkollat e mesme mësimi nis në datën 11 shtator dhe përfundon në 14 qershor të 2024. Ndërsa maturantët do të mbyllin vitin më herët, në datën 31 maj të vitit 2024.
Pushimet e para do të jenë ndërmjet datave 26 dhjetor 2023-5 janar 2024.
Provimet kombëtare të Maturës Shtetërore 2024 për të gjithë maturantët në vend do të zhvillohen ndërmjet datave 3-28 qershor të vitit që vjen.
Arsimi profesional
Mësimi nis në datën 11 shtator.
Për klasat e dhjeta, për klasat e njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta të strukturës 4-vjeçare mësimi do të përfundojë në datën 14 qershor të vitit 2024.
Për maturantët mësimi do të mbarojë më herët, përkatëisht në datën 17 maj.
Për arsimin e mesëm profesional provimet përfundimtare të Nivelit II dhe III do zhvillohen në 27-31 maj.
Provimet e Maturës Profesionale do të zhvillohen ndërmjet datave 3-28 qershor.
Për të gjitha shkollat e arsimit të mesëm, është përcaktuar vetëm një periudhë pushimesh që do të jenë në datat 26 dhjetor 2023- 5 janar 2024




