UNIVERSITETI I MJEKËSISË
Mësimi do të zhvillohet online deri në përfundim të semestrit. Provimet zhvillohen në përfundim të proceseve mësimore (pas datës 23 qershor). Forma e zhvillimit të provimeve është me shkrim ose në distancë.
 Realizimi i provimeve me shkrim bëhet në grupe të vogla, duke respektuar rregullat e distancimit social (fizik) dhe të masave mbrojtëse (studenti është i detyruar të paraqitet në provim me maskë mbrojtëse).
 Në lëndët ose modulet ku është e mundur të realizohen provime në distancë, personeli akademik merr përsipër realizimin e tyre nëse platformat në përdorim e mundësojnë këtë proces.
Do të kryhet dhe fillimi i punimit të diplomës (studentët që nuk kanë detyrime akademike të mbartura të viteve të mëparshme dhe që e kanë detyrim mbrojtjen me punim diplome), për të shlyer detyrimin e mbrojtjes së diplomës brenda muajit korrik 2020.
LEXO VENDIMIN E PLOTË
UNIVERSITETI I TIRANËS
– FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA
Mësimi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja do të vazhdojë të zhvillohet online. Provimet do të zhvillohen online gjithashtu dhe mbrojtjet e diplomave.
Megjithatë për studentët të cilët e shohin të pamundur zhvillimin e provimeve në këtë mënyrë do të lihet në dispozicion një periudhë kohore në shtator para sezonit të shtatorit për të dhënë provimet. Gjithsesi ky është cilësuar si një plan B nga drejtuesit e këtij fakulteti.
LEXO TË PLOTË
– FAKULTETI I DREJTËSISË
Për fakultetin e drejtësisë provimet online janë ZGJEDHJA E FUNDIT vetëm nëse situata do të përkeqësohet. Provimet do të mbahen në auditore gjatë gjithë verës.
Ndalohet kopjimi i materialit të shkruar pa cituar burimin: @universiteti.info
UNIVERSITETI I ELBASANIT
Në datën 25 maj 2020 rifillon procesi mësimor në auditor për studentët e viteve të fundit dhe do të zgjasë deri në datën 12 qershor. Provimet për këtë kategori do të zhvillohen pas datës 26 qershor
Në datën 15 qershor rifillon procesi mësimor në auditore për studentët e viteve të para dhe të dyta. Provimet për këtë kategori do të zhvillohen pas datës 4 korrik.
LEXO VENDIMIN E PLOTË
………………………………………………………………………………………………….
NË PËRDITËSIM.






