Unishop canta shpine, canta shkolle

Vaksinë me detyrim/ Rektori i Universitetit të Tiranës kundër: Studentët të vendosin vetë

Content Protection by DMCA.com

Viti i ri akademik do të nis në  datë 11 tetor sipas urdhrit nga Ministria e Arsimit po mënyra se si do të zhvillohet mësimi ende është e paqartë.

Artan Hoxha: Dëshira jonë është për në auditore, por sa do të jetë mundësia nuk e dimë. Mund të zhvillohet në mënyrë të kombinuar, online auditore ose njëra ose tjetra. Do e përcaktojnë ata të fushës ne jemi të përgatitur për cdo skenar.

4 pedagogë, 1 punonjëse biblioteke dhe 1 studente në Universitetin e Tiranës kanë humbur jetën prej covidit. Bazuar në këtë situatë rektori i këtij institucioni arsimor edhe pse nuk mendon se është I drejtë vendimi për vaksinimin e detyrueshëm, thekson se vaksina duke besuar shkencën është I vetmi mekanizëm për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Artan Hoxha: Në kujtim të 3  jetëve të humbura pranë Fakultetit Ekonomik të pedagogeve Vjolla Karapici dhe Irena Bogdani, e studentes ekselente Euxhena Jorgji pedagogë e studentë u përlotën, teksa në fjalën e tyre  përcuan mesazhin për të qenë vigjilentë në zbatimin e masave anti-covid.

Top Channel

Shkruaj një koment...