Me urdhrin nr. 334, date 04/07/2023 për Hapjen e Programit të Studimit të Ciklit të Parë në “Inxhinieri Kimike”, të MAS, në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe përkatësisht Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, hapet për herë të parë programi i studimeve dhe diplomimi në Inxhinieri Kimike, si një nga programet studimore prioritare të ciklit të inxhinierive që ofron UPT.

Programi i studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Inxhinieri Kimike” kërkon plotësimin e 180 krediteve për tre vite akademike dhe ofrohet në gjuhën shqipe, me formë studimi të plotë. Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë “Bachelor” në “Inxhinieri Kimike” në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, në Universitetin Politeknik të Tiranës, referuar nivelit 6 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.

Inxhinieria Kimike është fushë e shkencave të inxhinierisë që përfshin njohuritë e kimisë dhe matematikës e fizikes për të projektuar, zhvilluar dhe përdorur procese industriale për të prodhuar produkte dhe përmirësuar proceset prodhuese ekzistuese dhe për ti përshtatur me mjedisin.

Përt ë interesuarit për kiminë, matematikën, fiziken dhe zbatimin e tyre në teknologjinë industriale, studimi në Inxhinieri Kimike ofron një karrierë të suksesshme dhe të kënaqshme dhe të mirë paguar. Në këto studime mësohet për reaksionet kimike, termodinamikën, kontrollin e proceseve, inxhinierin e materialeve, dhe lidhjet me inxhinieritë e tjera.

Nëse keni interes për kiminë, matematikën fiziken dhe zbatimet e tyre nëteknologjinë industriale, dhe jeni gati të përkushtoheni për studimin dhe zhvillimin e njohurive tuaja, studimi në Inxhinieri Kimike është një zgjedhje e shkëlqyeshme.

Aplikonin ë Universitetin Politeknikt ë Tiranës, Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike dhe zgjidhni programin e studimit Inxhinieri Kimike, përt ë pasur në përfundimt ë studimeve tuaja bachelor një diplome që hap mundësi tëpafundme punësimi.