NJOFTIM – UT

Mbështetur në Urdhërin e Ministrit Nr.104, datë 30.04.2020 për “Marrjen e masave për mbylljen e vitit akademik 2019-2020”, dhe duke vlerësuar angazhimin e deritanishëm të stafit akademik dhe të studentëve për një ecuri normale të procesit mësimor, njoftojmë se:

1. Mësimi online (leksione, seminare, laboratore) do të vijojë i plotë deri në fund të Semestrit II, sipas strukturës të miratuar të FSHN-së, të vitit akademik 2019-2020, si dhe VLV-të, për të gjitha vitet, do të mbarojnë.

2. Periudhat e parashikuara në Urdhërin e Ministrit 2-3 javore në Qershor 2020, do jenë vetëm për vitin e III-të Bachelor dhe vitet e fundit Master për plotësimet e Laboratorëve dhe konsultimeve, si dhe në qershor-korrik do të zhvillohen provimet e paradiplomimit, provimet e semestrit të II për Vitin e III-të, provimet e Diplomës Master për vitet e fundit dhe provimi i formimit.

3. Në Gusht-Shtator 2020, për 4 javë, për vitet e para dhe te dyta Bachelor dhe vitet e para Master, do të krijojmë kushte për zhvillimin e plotësimit të seancave laboratorike, praktikave profesionale dhe konsultimeve për lëndët e zhvilluara në periudhën e pandemisë.

4. Më pas do të vijohet me provimet e semestrit të II-të të vitit akademik 2019-2020. Do të zhvillohen për të gjithë Provimet e Vjeshtës, si dhe Provimet e Diplomës dhe Formimit në vjeshtë.