Krahasuar me vjet, degët e mëposhtme kanë rreth 500+ regjistrime më shumë se viti i kaluar:
– Financa
– Drejtësia
– Informatika Ekonomike
– Administrim Biznesi
– Informatika
– Teknologji Informacioni
Ndërkohë, degë të tjera kanë një rënie të regjistrime deri në 20%. Përmendim programet e mësuesisë në kimi, fizikë, filozofi dhe histori. Kjo ka ndodhur, më së shumti për shkak të kushtit të notës mesatare 7 dhe 7.5.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha e shpjegon kështu:
“Mekanizmi që një maturant i mirë do jetë një mësues i mirë, dhe që të jetë i mirë duhet të ketë një notë mesatare më të lartë se të tjerët, ka bërë që të bjerë numri i atyre që aplikojnë. Kjo nota mesatare është dhe subjektive, gjithsesi penalizon në numrin e studentëve që pranohen.”
Këtë vit, gjuha ruse dhe greke rrezikojnë të mbyllen si programe studimi. Në fazën e parë të regjistrimeve nuk kishte asnjë student në gjuhën greke, ndërsa gjuha ruse ka pasur vetëm një regjistrim.
Ndër të tjera, z.Hoxha shton:
“Ndoshta është një komunikim jo i mirë i stafit akademik për mundësitë që kanë këta student, që nuk duhet të paguajnë, por marrin edhe mbështetje nga institucione të vendeve të tjera,” – deklaroi Hoxha.
Burimi: Euronews


