Në mbështetje të ligjit për arsimin e lartë, të Statutit dhe Rregullores së Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe urdhërit të Ministrit të Arsimit, Rinisë dhe Sporteve për “Marrjen e masave për mbylljen e vitit akademi 2019-2020 nga institucionet e arsimit të lartë, për shkak të gjëndjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e COVID 19”, Senati Akademik i UAMD-së vendosi:⁣⁣

Të marrë masat për rikthimin në auditorë me datë 1 Qershor 2020, të studentëve të të gjithë cikleve të studimit që diplomohen në vitin akademik 2019-2020, për përsëritjen e leksioneve, seminareve dhe punëve laboratorike. ⁣⁣Të miratojë ndryshimet në kalendarin akademik 2019-2020 si më poshtë:⁣⁣

1 Qershor-21 Qershor, realizimi i përsëritjeve të leksioneve, seminareve dhe punëve laboratorike për studentët e vitit të tretë të ciklit të studimeve bachelor dhe për studentët e vitit të fundit të ciklit të studimeve master. ⁣⁣

22 Qershor-28 Qershor, java e përgatitjes për provimet përfundimtare. ⁣⁣

29 Qershor-12 Korrik. Sezoni i provimeve. ⁣⁣

13 Korrik-19 Korrik, zhvillimi i provimeve të mbartura. ⁣⁣

20 Korrik-26 Korrik, mbrojtja e temave të diplomave/zhvillimi i provimit të formimit.⁣⁣

27 Korrik-6 Gusht, përmbyllja e dokumentacionit për diplomim për studentët e vitit të tretë të ciklit të studimeve bachelor dhe për studentët e vitit të fundit të ciklit të studimeve master. ⁣⁣

1 Shtator-28 Shtator, realizimi i përsëritjeve të leksioneve, seminareve dhe punëve laboratorike për studentët e vitit të parë dhe të dytë të ciklit të studimeve bachelor dhe për studentët e vitit të parë të ciklit të studimeve master.⁣⁣

22 Shtator-4 Tetor, java e përgatitjes për provimet përfundimtare.⁣⁣

5 Tetor-18 Tetor, sezoni i provimeve.⁣⁣

19 Tetor-25 Tetor, zhvillimi i provimeve të mbartura.⁣⁣

Të vijojë mësimin në distancë për të gjitha ciklet e studimit deri në realizimin e plotë të planit mësimor të miratuar.⁣⁣