
Zeri i studentit: (lexo më poshtë)
–
Cfare duhet te kerkojme ne studentet URGJENTISHT, para cdo gjeje tjeter:
Jemi ne nje situate, ku ne njeren ane shume pak investime jane bere neper universitete dhe ne anen tjeter, kemi listen e pasurive marramendese te rektoreve. Edhe nje 5vjecar mund te arrije ne konkluzionin qe rektoret kane bere nje vjedhje masive. Prandaj, sado qe te rritet buxheti per universitetet, te njejtet rektore, jo vetem qe do vazhdojne te vjedhin (se ujku qimen e nderron, por zakonin se harron), por edhe do vjedhin me shume se do kene edhe me shume buxhet ne dispozicion. Dhe na rrofte ne pastaj per gjithe kte proteste e jehone qe kemi krijuar, kur vjedhja do te vazhdoje masivisht nga te njejtet rektore te pangopur.Keshtuqe, ZANAFILLA e problemit qe kane universitetet nuk eshte sasia e parave qe kane ato ne dispozicion, por menyra e menaxhimit te saj. Pra, te gjithe rektoreve t’u behet nje ‘veting’ i miire, te deklarojne gjithe pasurite nga i kane, nga s’i kane, te verifikohen e te kontrollohen dhe pastaj te shkarkohen nga detyra ose te vazhdojne te kryejne detyren nqs dalin te paster nga kjo situate. Se si te behet ky ‘veting’ e sa kohe mund te duhet, per kete nuk di te them se jane detaje qe i perkasin fushes juridike; ama, hapi i pare qe duhet ndermarre ne kte faze te ngritjes studentore eshte ‘nenshtrimi’ i te gjithe rektoreve perpara drejtesise, jo per gje, po si shume urte kane ndejtur gjate gjithe kesaj kohe 😉.KURRSESI, nuk mund te paguajme tarifen vjetore studimore pa patur sigurine nese parate tona do te shkojne aty ku e kane vendin apo ne xhepat e te pangopurve qe i KEQadministrojne ato!
Duhet te kemi parasysh se nese parate shpenzohen sic duhet, per nevojat e universitetit; pra, per ngrohje/ftohje, biblioteka, kerkim shkencor, etj, atehere shumica e problematikave te universitetit zgjidhen. -Sipas nje studenteje ne UT.


