Në kuadër  të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti për studentët në Universitetin Justus Liebig Giessen, Gjermani, për  semestrin verë 2021. Në kushtet e pandemisë aplikimet do të pranohen me kusht që shkëmbimet dhe mobilitet të jenë të mundura dhe të sigurta në varësi të protokolleve të zbatuara gjatë pandemisë.

Studentët aplikantë preferohet të kenë njohuri të nivelit B1 (CEFRL) të gjuhës gjermane.

Më poshtë do të gjeni informacion në lidhje me kurset përgatitore të gjuhës, të cilat vlerësohen me kredite. Për t’u njohur me informacionet e nevojshme klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.uni-giessen.de/international-pages/language-courses

Informacion mbi kurset e ofruara në gjuhën angleze në Universitetin Justus Liebig si edhe Përshkrimin e Moduleve në Gjuhën Angleze mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

http://www.uni-giessen.de/cms/internationales/ce

Informacione të detajuara mbi kushtet e akomodimit do ju bëhen me dije sapo të jeni përzgjedhur.

Afati i fundit për aplikim është: 15 Nëntor, 2020

Për më shumë informacion kontaktoni në adresën: [email protected]

Kliko këtu: Thirrje Erasmus+ Giessen
Kliko këtu: Call for applications Erasmus+ Giessen