Kryetarja e KIZ  pranë Universitetit të Tiranës, Majlinda Keta ka publikuar në profilin e saj një koment të bërë nga Dr. Shpresa Petrela, që sipas saj është themeluesja e qendrës se vlerësimit në arsim, tani në karrierë profesionale në ShBA dhe ndjek zhvillimet e fundit pas testit të letërsise së Maturës Shtetërore.
Petrela në shënimin në fjalë ka shkruar se e ka lexuar dy herë pyetjen me “Turin” që i është dukur si një përkthim ndërsa ka dhënë edhe mendimin e saj si tekniciene për tezën e provimit.

“Por ne situaten e krijuar drejtuesja e Qendres Kombetare te Provimeve urgjentisht te krijoj nje grup me ekspert te fushes per te rishikuar te gjithe testin ne menyre transparente e te merren vendimet perkatese, deri ne anullimin e provimit.. nese arrihet ne konkluzionin qe testi eshte me gabime…”, shkruan Petrela ndër të tjera.
Regimi i plotë: Dr. Shpresa Petrela, themeluesja e qendres se vleresimit ne arsim, tani ne karriere profesionale ne ShBA, ndersa ndjek zhvillimet e fundit pas testit te letersise se Matures Shteterore,  shprehet ne murin tim:
“Nuk mund te rri pa shkruajtur dicka per kontestimin e testit te letersise… E kam krijuar Qendren Kombetare te Provimeve me nje grup te vogel ekspertesh te huaj e vendes si dhe drejtuar kete qender qysh nga krijimi e deri 2007. Per here te pare realizuam dhe maturen shteterore… E lexova 2 here pyetjen me “ Turin”.. ( M’u duk si nje perkthim pa iu pershtatur gjuhes shqipe.)Si tekniciene po jap mendimin tim shume shkurt.

A jane te familiarizuar nxenesit me pyetje te tilla ku alternativat jane bazuar ne nje pjese te shkeputur nga nje liber ku autori i librit duhet vene..ne fund te pjeses se cituar. ( domosdoshmerisht pjesa e shkeputur nga libri duhet te jete pjese e programit te provimit)

Asnje test nuk duhet te kete gabime gramatikore qofte ortografike. Nese ka, nxenesit kane te drejte ta kontestojne….testin.

Nuk po zgjatem me tej.,..

Por ne situaten e krijuar drejtuesja e Qendres Kombetare te Provimeve urgjentisht te krijoj nje grup me ekspert te fushes per te rishikuar te gjithe testin ne menyre transparente e te merren vendimet perkatese, deri ne anullimin e provimit.. nese arrihet ne konkluzionin qe testi eshte me gabime…
4.Cut score eshte vendosur qysh ne fillim dhe nuk jam dakort nga ana profesionale te ndryshohet tani…….Ndryshe me te drejte publiku i interesuar do te mendoje se cut score vendoset ne menyre subjektive…”.