Kur kemi dhimbje të dhëmbëve, vrapojmë te dentisti, i cili na e kuron ose na e heq dhëmbin; ndërsa kur na duhet të zëvendësojmë dhëmbët që mungojnë, punimi nuk bëhet në klinikë nga dentisti, por në laborator nga teknikët dentarë.
Ky profesion ka evoluar nga një kurs 9 mujor rreth viteve 2000, deri në program studimi universitar 4-vjecar Master në Teknikat Digjitale Dentare në Tiranë.
Teknikat e punimit dentar janë zhvilluar së tepërmi, kjo edhe për shkak të kërkesave të pacientëve për një pamje sa më estetike dhe natyrale. Ndaj nevoja për Teknikë Dentarë që njohin të gjitha teknikat e punimit në nivel universitar është gjithnjë në rritje.



Teknikët dentarë përdorin teknika analoge e digjitale për krijimin e dhëmbëve estetikë e natyralë

Çfarë ofron ky profesion?

Punësim të sigurtë
Punësimi i teknikëve dentarë është i sigurtë në Shqipëri dhe në të gjithë botën, pasi kërkesa për këta specialistë është e lartë dhe në rritje. Nga eksperiencat e dëshmuara nga profesionistë të fushës, ato tregojnë se kanë filluar punë që gjatë vitit të dytë apo të tretë të studimeve universitare. Në Shqipëri ka mbi 4000 dentistë dhe më pak se 1000 teknikë dentarë. Rritja e numrit të pacientëve të huaj që vijnë në Shqipëri për “turizëm dentar” ka rritur ndjeshëm nevojën për më shumë teknikë dentarë cilësorë.

Të ardhura të kënaqshme duke punuar në mënyrë të pavarur
Pas diplomimit, teknikët dentarë marrin menjëherë licensën profesionale që i lejon të ushtrojnë profesionin apo të hapin laboratorin e tyre privat dentar në Shqipëri. Paga e të punësuarve në Shqipëri gjatë ose menjëherë pas studimeve varion 300 – 600€/muaj dhe pas 2 vitesh eksperiencë në punë arrin deri në rreth 1500€/muaj. Në vendet e Evropës perëndimore pagat variojnë nga 2200-4000€/muaj.

Kënaqësi në punë
Rikthimi i shëndetit oral apo vetëbesimit në paraqitjen estetike është faktor impaktues në cilësinë e jetës së pacientëve. Realizimi praktik është gjithnjë i ndryshëm në çdo rast dhe kjo bën sfiduese arritjen e misionit për përmbushjen e kënaqësisë së pacientit.

Punë “remote”
Me zhvillimet e fundit teknologjike, laboratori dentar është konvertuar në një laptop. Dizenjimi dhe printimi nëpërmjet Printerave 3D apo makinerive CAD/CAM ka tërhequr vëmendjen e gjeneratës së re të cilët dëshirojnë të udhëtojnë dhe të kenë mundësinë që punën ta kryejnë nga çdo cep i Shqipërisë apo globit.
Nëpërmjet shkëmbimit elektronik të të dhënave është e mundur të punohet nga Shqipëria për tregun global.

Ku mund të ndjek studimet në Shqipëri për Teknikë Dentare?
Universitete publike dhe private ofrojnë nivele të ndryshme cilësie dhe studimi.
Qendra më e zhvilluar e studimit gjendet pranë Akademisë Ivodent, në Tiranë, e cila prej vitit 2003 është përfaqësues zyrtar i edukimit/trajnimit për kompanitë lider në fushën e teknikave dentare në botë. (Ivoclar, 3Shape, BEGO, etj)
Për më tepër Akademia Ivodent është i vetmi institucion universitetar i cili është i profilizuar vetëm në fushën e teknikës dentare duke ofruar programe studimi 2 ose 3 vjeçare dhe master profesional digjital 1 vjeçar, master ky i pari në të gjithë hapësirat shqiptare me kurrikulën më inovatore ndër universitetet perëndimore. 100% e studentëve të diplomuar në vitet e fundit në Ivodent, janë punësuar menjëherë pas diplomimit në profesion në Shqipëri apo Evropë pasi diplomat janë të akredituara dhe të njohura në BE.