Këtë vit 21 marsi ishte pushim zyrtar me arsyetimin e kursimit të energjisë elektrike por edhe festës së Sulltan Novruzit. Por duket se kjo ditë pushimi dhe tre të tjera gjatë muajit janar për shkak të kushteve atmosferike ekstreme do zëvendësohen shumë shpejt.

Ministria e Arsimit ka publikuar datat se kur do zhvillohet mësim të shtunave për të kompensuar orët e humbura të planit mësimor. Sipas njoftimit, datat e propozuara për zëvendësimin e ditëve të humbura të mësimit janë 2 prilli, 30 prilli, 14 maji dhe 28 maji.Ndërsa më 2 prill administrata do kthehet në punë për të zëvendësuar pushimin e 21 marsit i cili u akordua në mënyrë të papritur nga qeveria.