Të hënën më datë 2 tetor, studentët e mjekësisë do të protestojnë sërish. Së bashku te Godina e Kuqe, studentët do të nisin protestën e tyre në orën 08:00.
Studentët e mjekësisë kundërshtojnë planin e qeverisë për të vendosur një tarifë prej 5 mijë eurosh për ata që duan të largohen nga Shqipëria në përfundim të Universitetit.
Studentët nuk e quajnë të drejtë këtë tarifë dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestës.






