Në një deklaratë për shtyp gjatë ditëve të fundit, rektori i Universitrtit Politeknik të Tiranës ka deklaruar se është propozuar dhe është duke u planifikuar një hapje e pjesshme e rikthimit të studentëve në auditore. Bëhet fjalë për rikthimin në auditore vetëm për studentët e viteve të fundit të cilët më pas kanë për të mrojtur edhe diplomat. Data e rikthimit nuk është bërë e ditur akoma.
Ndërsa përsa i përket studentëve të viteve të tjera pritet të vazdojnë përsëri mësimin online dhe të rikthehen në auditore shumë më vonë, rreth shtatorit, dhe sezoni i provimeve të kryhet në tetor. Pra ndryshe nga universitetet e tjera që kanë publikuar propozimet e tyre deri tani Universiteti Politeknik i Tiranës pritet të vijë me një propozim krejt të ndryshëm.
Gjithsesi, pritet një njoftim zyrtar nga ana e universitetit në ditët në vijim për të bërë më të qartë vazhdimësinë e procesit mësimor në të.






